Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetPolicia në gatishmëri për protestën e opozitës para Parlamentit, 1000 efektivë në...

Policia në gatishmëri për protestën e opozitës para Parlamentit, 1000 efektivë në terren

-

Sot PD dhe opozita kanë lajmëruar se do të rrethojnë parlamentin. Policia në gatishmëri për protestën e opozitës para Parlamentit, mësohet se do të angazhohen 1000 efektivë në terren për ruajtjen e sigurisë.

Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës janë dislokuar edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts