Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetKreu i Policisë së Shtetit takohet me sekretarin e Përgjithshëm të Interpol

Kreu i Policisë së Shtetit takohet me sekretarin e Përgjithshëm të Interpol

-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol), z. Jurgen Stock.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm, gjetja e formave më efikase që ky bashkëpunim të forcohet më tej, për të arritur rezultate edhe më të mira në luftën ndaj sfidave globale, në fushën e luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht kundër narkotikëve, trafiqeve, pastrimit të parave, krimit kibernetik etj.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm, për mbështetjen që Interpol ka dhënë dhe jep në bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe e njohu atë me ristrukturimin që po kalon Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e strukturave efikase që i përgjigjen sfidave aktuale, rritjen e nivelit të trajnimit të efektivëve të Policisë dhe për një qasje të re në raportin me qytetarët.

Më tej, u shpreh se një nga mënyrat me eficente për të goditur kriminalitetin dhe sidomos krimin e organizuar janë grupet e përbashkëta hetimore me ekspertët përkatës nga vende të ndryshme që përfshihen në çështjet në hetim, ku Interpol mund të luajë një rol deciziv. Drejtori i Përgjithshëm solli në vëmendje gjithashtu se lufta kundër krimit të organizuar kërkon hetim pasuror dhe sekuestrim asetesh, që të arrihet sukses.

 

 

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mbështetje për qasjen e Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me reformat në Polici dhe sidomos në trajnimin policor, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar ku të jetë e nevojshme dhe e përshtatshme.

Gjithashtu, ai e vlerësoi Policinë e Shtetit si një organizatë me rëndësi dhe besueshmëri ne arenën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Sekretari i Përgjithshëm Jurgen Stock dhe Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Shërbimeve Policore të Interpolit, zoti Cyril Gout, shprehën gatishmërinë për mbështetjen në organizimin e takimeve të këtyre grupeve hetimore ndërkombëtare dhe inkurajuan Policinë e Shtetit të propozojë dhe të iniciojë takime të tilla për çështjet në interes të Policisë së Shtetit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts