Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetGjiknuri në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Të dënojmë unanimisht agresionin rus në...

Gjiknuri në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Të dënojmë unanimisht agresionin rus në Ukrainë

-

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që po mbahet në Vjenë, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dënoi agresionin rus në Ukrainë, një ndërhyrje e cila sipas tij shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se të gjitha vendet duhet të veprojnë së bashku unanimisht në çdo front, përfshirë atë ekonomik për të dënuar agresionin ndaj një vendi të lirë.
“Kjo luftë jo vetëm që ka shkatërruar jetët e miliona njerëzve të pafajshëm në Ukrainë, por ka shkaktuar efekte përkeqësuese në shumë fronte, në mbarë botën, në aspektin ekonomik, të sigurisë dhe lirisë. Stabiliteti i rendit botëror po vihet në pikëpyetje dhe polarizimi midis kombeve liridashëse dhe regjimeve autokratike është thelluar në nivele të ngjashme me Luftën e Ftohtë.
Të gjitha vendet në këtë sallë jo vetëm që duhet ta dënojnë këtë agresion, por duhet të veprojnë së bashku unanimisht në çdo front, përfshirë atë ekonomik.
Është e papranueshme që disa anëtarë të dënojnë publikisht agresionin, por vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë, duke ushqyer makinën e luftës të Putinit për të vazhduar të vrasë njerëz të pafajshëm”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se paqja dhe siguria nuk janë diçka që duhet marrë si e mirëqenë në shumë prej rajoneve, duke përfshirë dhe Ballkanin. “Ne gjithashtu duhet të nxjerrim mësime se paqja dhe siguria nuk janë diçka që duhet marrë si e mirëqenë në shumë prej rajoneve tona, duke qenë në Ballkan apo gjetkë. Ka edhe mini- Putinë të tjerë që përgjojnë aty-këtu dhe presin kohën e duhur për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Të gjitha çështjet pezull të mbetura nga e kaluara në zonën e OSBE-së, duke qenë në Ballkan apo gjetkë, duhet të zgjidhen në bazë të parimeve të dialogut, respektit ndaj vetvetes dhe frymës demokratike”, tha ai.

Gjiknuri shtoi se çdo neglizhencë në këtë drejtim, do të kishte pasoja në të ardhmen. Ai shtoi se të gjitha kombet duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër agresionit rus dhe të kontribuojnë për paqen.
“Nëse e neglizhojmë atë në emër të qëllimit më të lartë gjeopolitik, nuk bëjmë gjë tjetër veçse blejmë pak kohë vetëm për të parë tragjedinë ukrainase të përsëritet në një shkallë tjetër. Prandaj të gjitha kombet këtu duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër agresionit rus dhe të kontribuojnë për paqen e arritshme me çdo mjet që mundemi, së bashku dhe të bashkuar”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts