Friday, December 27, 2024
HomeKronikaShqiptari arratiset nga burgu në Greqi me anë të një karte telefonike

Shqiptari arratiset nga burgu në Greqi me anë të një karte telefonike

-

 

Një 48 vjeçar shqiptar ka përdorur një kartë telefonike për t’u arratisur nga qelitë e mbyllura të policisë në Volos të Greqisë. 48-vjeçari, i cili vuan dënimin me burg për dhunë në familje ndaj gruas dhe vjehrrës së tij , ishte zhvendosur në Volos për gjykimet në pritje ndaj tij.

Pasditen e së enjtes, ai ka arritur të thyejë drynin e qelisë me një kartë telefonike duke u larguar i pashqetësuar. Policia ka vënë re më pas mungesën e tij dhe pas mobilizimit të menjëhershëm, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar në rrugët e qytetit grek.

Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për arratisje e dënoi me një vit burg, pa lirim me kusht dhe pa ankim.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts