Monday, October 7, 2024
HomeAktualitetDëgjesa për Avokatin e ri të Popullit, kandidati Jaupi: E njoh ‘diagnozën’,...

Dëgjesa për Avokatin e ri të Popullit, kandidati Jaupi: E njoh ‘diagnozën’, i gatshëm të jap ‘kurim’!

-

Është zhvilluar këtë të mërkurë dëgjesa me kandidatët për Avokatin e Popullit. Kandidati Alket Jaupi, në mbledhjen e sotme ka shpalosur edhe platformën e tij.

Gjatë fjalës së tij Jaupi tha se një nga arsyet përse ka zgjedhur të kandidojë është sepse e njeh shumë mirë diagnozën dhe se është i gatshëm të sjellë ndryshimin.

Po ashtu theksoi se një nga pikat që sipas tij ka tepër rëndësi dhe që do t’i japë vlerën e duhur, është edhe marrëdhënia me ndërkombëtarët.

Alket Jaupi: Synimi im është që avokati i Popullit të shikohet si një shkollë e hapur për publikun që do të gjejë, informacion, trajnime. E shikoj si një kontributor të rëndësishëm për shtetin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Avokati i Popullit nuk duhet të jetë më në pozitat pritëse. Marrëdhënia me partnerët ndërkombëtarët është gjithashtu shumë e rëndësishme. Institucionin e AV e shoh të hapur në kuptimin e plotë me qytetarët. Unë  e di pontencialin dhe burimet që ka ky institucion.

 

Gogu: Në prezantim ju theksuat se pasioni është një nga elementët e domosdoshëm dhe thatë se keni kontribuar në këtë institucion. Cili ka qenë pasioni yt dhe si  e ke shprehur në institucion dhe si do të ndihmojë kjo?

 

Jaupi: Pasioni është një ndjenjë e brendshme. Pasioni im ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh për të drejtat e njeriut.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts