Ditën e sotme moti në vendin tonë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë zonën malore, më të dukshme në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.