Sezoni turistik këtë vit ofron mjedis më të pastër për vizitorët, falë punës së kryer prej muajsh tashmë për mbledhjen e mbeturinave të hedhura vend e pa vend dhe sistemimit të peizazheve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.
“Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, peizazhet, janë më të pastra për ne dhe gati për të pritur turistët”, tha Rama.