Sunday, September 24, 2023
HomeAktualitetEdi Rama për median italiane “Libero”: Unë jam socialist, i bindur për...

Edi Rama për median italiane “Libero”: Unë jam socialist, i bindur për rrugën e Tretë të Klintonit, Blairit, Schroederit, Romano Prodit

-

Edi Rama vazhdon intervistat me mediat italiane dhe europiane edhe gjatë pushimeve verore. Ai ka folur për të përditshmen “Libero”.

Ja se çfarë shkruan vetë Edi Rama për intervistën në median italiane, hyrje të cilën e ka shpjeguar në profilin e tij në facebook: “Këto ditë më kujtojnë kohën kur pasi çuam infermierët tanë në Itali, shtypi italian u “çmend” pas Shqipërisë bujare dhe nuk pushonin kërkesat për intervista nga gazeta, televizione, radio matanë Adriatikut!

Lavdi Zotit dhe falë punës këmbëngulëse të nisur nga bishti i kavallit të Europës, kur askush nuk na kishte në hesap përveçse për të na treguar me gisht, me vend e pavend, si një vend i zymtë trafiqesh e kriminaliteti, sot ky interesim nuk lidhet më me anën tragjike, po me një anë të bukur të jetës, kënaqësinë që Shqipëria e Rilindur Turistike u ofron pushuesve nga e tërë Europa, ku italianët janë ndër më të ekzaltuarit dhe po dynden mbi brigjet tona në numra që po t’i parathoshe vetëm disa vjet më parë do të të merrnin për të çmendur”- përfundon Rama sot statusin e tij.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,870FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts