Saturday, July 27, 2024
HomeAktualitet“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, Rama përcjell kryeministren e Italisë

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”, Rama përcjell kryeministren e Italisë

-

Pushimet shumë të përfolura të kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni me familjen në Vlorë, u bënë lajm i madh në mbarë Italinë dhe zgjatën 4 ditë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka treguar se pushimet e homologes përfunduan këtë të enjte dhe për të ishte një nder. Po ashtu teksa ka ndarë një foto, Rama e falënderon duke e cilësuar edhe si ”motra e Shqipërisë”. “Motra e Shqipërisë. Vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia ishte një nder”, shkroi kryeministri Edi Rama në italisht.

Kryeministrja e Italisë mbërriti në Vlorë me një traget linje. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Puglia, në një fermë pranë Ceglie Messapica dhe u nis për në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu ftesës së Edi Ramës, i cili deklaroi për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri.

Vizita e Melonit në Vlorë erdhi në një moment kur mediat italiane i kanë kushtuar shumë artikuj turizmit në vendin tonë, ndërsa këtë vit shumë italianë kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts