Tuesday, September 26, 2023
HomeAktualitetTirana vishet me flamurin e Ukrainës në 32-vjetorin e Pavarësisë

Tirana vishet me flamurin e Ukrainës në 32-vjetorin e Pavarësisë

-

Ukraina feston sot 32-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të shënuar për vendin që sot po përballet me agresionin rus, Tirana është veshur me flamurin kombëtar dyngjyrësh ukrainas.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili ka postuar edhe foto të kryeqytetit që solidarizohet sot me Kievin shkruan në një postim në rrjetet sociale se Shqipëria do e mbështesë popullin ukrainas në këtë luftë për mbrojtjen e pavarësisë.

“Gëzuar kremtimin e Ditës së Pavarësisë për popullin e forcës, dinjitetit, shpresës dhe demokracisë, popullit të Ukrainës! Jemi krenarë të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës në luftën për mbrojtjen e pavarësisë,” shkruan Veliaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,873FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts