Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në verilindje dhe juglindje të territorit do të gjenerojnë reshje të pakta shiu por pas mesdite, pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.
Ndërsa me kthjellime dhe vranësira më të dendura por pa reshje pritet moti në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.