Thursday, May 23, 2024
HomeAktualitetPagat 900 euro për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023,...

Pagat 900 euro për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjera në fund të 2024

-

Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025. Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike” që është në fazën e konsultimit publik parashikon që kësti i parë i rritjes të jepet ne muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor te vitit 2024.

Në fund të vitit 2022 paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë ose rreth 670 euro.  Për të arritur nivelin e premtuar 900 euro paga mesatare në sektorin publik duhet të rritet mesatarisht me 34 për qind ose 230 euro. Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rritja mesatare pagave do të ndodhë 15 për qind në dhjetor 2023 dhe 15 për qindëshi tjetër afërisht 115 euro në dhjetorin e vitit 2025.

Qeveria kur e prezantoi projektin e rritjes së pagave në pranverë të këtij viti argumentoi se qëllimi ishte të zvogëlonte hendekun me pagat e sektorit publik në Rajon dhe të nxiste konkurrencën me sektorin privat. Nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022, pagat reale në sektorin shtetëror janë rritur rreth 20%, teksa plani i ri synon të aplikojë zgjerim me nga 15% për dy vitet në vijim 2023 dhe 2024.

Reforma e rritjes nisi që këtë vit, për tu shtrirë në dy vitet në vijim. Në muajt prill- qershor 2023 punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv.ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind.

 

 

Sipas treguesve buxhetore në 7-mujorin e vitit 2012 fondi i pagave për sektorin publik ishte sa 18.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, ndërsa më 2023 ishte sa 16.8 % e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Megjithëse në vlerë fondi i pagave është rritur ndjeshëm vitet e fundit ritmet ishin më të ulëta se rritja e totalit të shpenzimeve publike. Të dhënat tregojnë për një rënie sistematike të peshës së shpenzimeve paga gjatë dekadës së fundit.

Nga rritja e lajmëruar e qeverisë do të përfitojnë rreth 86 mijë punonjës në sektorin e administratës publike, arsim, shëndetësia, mbrojtje, policia e shtetit etj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts