Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot, se “projektrezoluta në mbështetje të Kosovës, është momenti më i përshtatshëm për të bërë politikën bashkë, me një zë të përbashkët në mbështetje të Kosovës”.
Në seancën plenare të së enjtes, Peleshi duke iu drejtuar opozitës tha se, “sot duhet të tregojmë, se sado që kemi dallime dhe mosmarrëveshje, ne bëhemi bashkë, bëhemi njësh kur vjen fjala për interesin kombëtar”.
“Kosova është interesi ynë kombëtar dhe i të gjitha palëve politike, qofshin këto parti të vogla apo të mëdha”, u shpreh ministri.
“Në Shqipëri nuk gjendet asnjë parti të jetë kundër kundër vijës së Perëndimit. Qëndrimi ynë është të dalim me një projektrezolutë përbashkuese në mbështetje të Kosovës, me një mesazh të fortë dhe të qartë, për vetëm atë që na bashkon”, tha Peleshi.