Thursday, December 26, 2024
HomePolitikëVon der Leyen para Samitit të Procesit të Berlinit: Investimet e BE...

Von der Leyen para Samitit të Procesit të Berlinit: Investimet e BE varen nga reformat

-

Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen, në vigjiljen e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) që zhvillohet sot, (16 tetor) në Tiranë, deklaroi që “zgjerimi është në krye të të gjithë përparësive të BE. Duam që partnerët, fqinjët tanë, të bëhen pjesë e jona që ta plotësojmë Bashkimin Europian”.”Kjo është në interesin tonë sepse në këtë mënyrë BE-së do t’i jepet pesha, forca, kapaciteti për të vepruar dhe do ta bëjë Europën më të madhe, më të guximshme, më të fortë në një botë që po ndryshon kaq shpejt dhe kaq shumë”, theksoi ajo në Tiranë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar në mbrëmjen e të dielës, (15.10). Kryeministri Rama tha se ndër temat e bisedës me Presidenten e KE ishte “domosdoshmëria e një ecjeje të përbashkët të të gjithë vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e Procesit të Berlinit.”Plan investimesh për afrimin e ekonomisë me BELidhur me konvergjencën, afrimin e ekonomive të BP me atë të BE, që pritet të jetë kryefjala e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ajo vlerësoi kontributin që po jep Plani i Investimeve të BE për BP i  lanҫuar 3 vjet më pare, me një vlerë prej 30 miliardë eurosh. “Në Shqipëri me anën e këtij plani janë mobilizuar 1.4 miliardë euro në projekte shumë të rëndësishme si ai i Hidrocentralit të Fierzës, lidhja hekurudhore me Malin e Zi me anën e korridorit 10,” tha Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt afrimit me BE. “Objektivi ynë i përbashkët është të çelim negociatat për grup-kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt që të jetë e mundur, deri në fund të vitit. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE po formësohet. Ajo po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e BE, ka arritur tashmë vërtet shumë dhe procesi i analizimit të legjislacionit, „screening“, po ecën pa probleme,” theksoi Ursula von der Leyen.

Plani i ri i rritjes i BE për BP

Këtë plan Presidentja e BE, Von der Leyen, e cilësoi si një “fazë të re veprimesh që në rast se vihet në zbatim ashtu siç duhet, pritet të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së Shqipërisë brenda këtij 10-vjeçari dhe të inkurajojë konvergjencën me ekonominë e BE. Në disa fusha të caktuara Shqipëria do të ketë qasje në tregun e vetëm të BE, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime, që të hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të vendeve të BP”, theksoi ajo.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts