Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rajonal të komunitetit Arberesh të Kalabrisë, zhvillon një vizitë zyrtare në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë.
Nga data 20 deri më 23 tetor Presidenti Begaj do të takojë arbëreshët që jetojnë në komunat e provincave të Katanxaros, Krotones dhe Kozencës, si dhe do të zhvillojë takime me autoritetet lokale.
Gjatë takimeve me autoritetet vendore dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh do të trajtojë temat qe lidhen me, lidhjet historike e kulturore mes Shqipërisë dhe Rajonit të Kalabrisë, nevoja e mbrojtjes së gjuhës arbëreshe, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit me rajonin e Kalabrisë dhe zonat ku banojnë arbëreshet, si dhe mundësitë për investime të bizneseve kaalabreze në fusha të ndryshme në Shqipëri.