Wednesday, May 1, 2024
HomeAktualitetBalla: Masa ndaj drogave sintetike, t’i mbajmë larg të rinjve!

Balla: Masa ndaj drogave sintetike, t’i mbajmë larg të rinjve!

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla propozoi zgjerimin e listës së lëndëve psikotrope, me lëndë të tjera që janë të pranishme e kanë nisur të përdoren në raste të caktuara nga të rinjtë edhe në vendin tonë.

I ftuar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, Balla tha se duhen marrë masa parandaluese ndaj drogave sintetike, për t’i mbajtur larg të rinjve, duke e adresuar çështjen në kohë.

“Shqipëria nuk është vend prodhues apo përdorues i këtyre lëndëve. Por sasitë e kapura në raste të caktuara gjatë verës tregojnë një prirje që të rinjtë mund t’i përdorin në vijim”, tha ministri. Ai tha se policia ka kapur bombola me lëndë të tilla, për të shmangur përdorimin e paautorizuar të tyre. “Në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla ne kemi patur rezultate kundër shpërndarjes së narkotikëve. Por edhe më efektive do jetë nëse krijojmë barriera të forta. Të bëhemi të gjithë bashkë, të majtë, të djathtë, shumicë e pakicë, pasi shoqëria na mirëpret duke forcuar bazën ligjore”, ishte apeli i ministrit Balla në Komisionin e Shëndetësisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts