Wednesday, May 1, 2024
HomeAktualitetEdi Rama i jep “Yllin e Mirënjohjes Publike” kampionit shqiptar të karatesë,...

Edi Rama i jep “Yllin e Mirënjohjes Publike” kampionit shqiptar të karatesë, Alvin Krasniqi

-

Kampioni Europian i karatesë, Alvin Karaqi mori “Yllin e Mirënjohjes Publike” të akorduar nga kryeministri Edi Rama.

Karaqi meritoi mirënjohjen pasi në qershorin e këtij viti fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Karatesë zhvilluar në Poloni, duke nderuar himnin shqiptar dhe ngritur sipër flamurin kuqezi.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se Karaqi është një shembull që fle dhe zgjohet me idenë sesi të bëjë mjekun e mirë në Zvicër dhe sesi të ngrejë flamurin kuqezi në karate.

“Është një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë, vajzat dhe djemtë e Atdheut tonë. Alvini është një kampion që ka një veçanti të madhe, ndërkohë që ngjitet në majën e sportit të tij, është edhe një shërbëtor i palodhur i shëndetit të njerëzve në Zvicër, ku standardet janë nga më të lartat në botë. Në këtë të dytën nuk ka medalje, por jam i bindur që edhe sikur të kishte, nuk do ishte çudi që Alvini edhe aty të merrte medalje ari. Është një shembull frymëzues për këdo, që në rrugë e pasionit duhet të sakrifikojë, paçka mundit dhe vështirësive. Jeton, merr frymë dhe ushqehet me idenë për t’u ngjitur në majë dhe të jetë fitimtar. Dashuria e tij pasionante për atdheun dhe të jetuarit me flamurin kuqezi, si një lëkurë të dytë, kjo e shënon Alvini”, tha Rama në ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme në Kryeministri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts