Pak minuta para nisje së seacës parlamentare, deputetët e opozitës kanë krijuar kaos e rrëmujë në sallë, duke grumbulluar karriget para foltores.
Deputetë e PS kanë mbetur pa karriget e tyre në sallë.
Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia në përpjekje për të marrë karrigen e tij, ai është përplasur fizikisht me deputetët e opozitës.
Kjo ka sjellë replika të forta mes palëve. Në debat është përfshirë deputeti i PD-së, Ervin Salianji, Qefalia, por dhe Toni Gogu.
Pjesë nga debati
Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.
Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?
Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat.
Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!
Pamjet janë transmetuar nga Sali Berisha në rrjetet sociale