![Ivo Sanader, në bankën e të akuzuarve](http://www.pamfleti.com/wp-content/uploads/2017/09/Ivo-Sanader-300x199.jpg)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur që lojës së politikës shqiptare e cila po përpiqet me të gjitha mënyrat se si të shpëtojë nga burgu për shkak të abuzimeve marramendëse me paratë e shtetit, ti përgjigjet me të njejtën “lojë”. Politikanëve abuzues ballkanikë që kanë përfituar miliona dollarë dhe euro, është vendosur t’i vënë përballë një gjyqtar që vjen nga Ballkani dhe që ka bërë bujë në vendin e vet. Kjo për shkak se e njeh mirë mentalitetin ballkanik dhe bizatinizmin e politikanëve të rajonit. Bëhet fjalë për kryegjyqtarin kroat që dërgoi në qeli ish kryeministrin e Kroacisë, heroin e luftës me Serbinë, njeriun që hapi negociatat e këtij vendi me BE, Ivo Sanader.
Kështu, në grupin e Vettingut është edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kroacisë, që ka marrë pjesë në aksionin për dënimin e ish-kryeministrit Ivo Sanader, i cili është edhe precedent ballkanik i “peshqve të mëdhenj” pas hekurave.
Branko Hrvatin sapo ka përfunduar mandatin e tij dymbëdhjetë vjeçar si President i Gjykatës Supreme i Republikës së Kroacisë. Pas diplomimit nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Zagrebit, ai punoi si gjykatës i Gjykatës Komunale dhe gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Zagreb. Në vitin 2004 ai u emërua në Gjykatën e Lartë. Në vitin 2005 ai u emërua kryetar i Gjykatës Supreme dhe u rizgjodh në atë post në vitin 2009 dhe 2013. Nga viti 2001 deri në 2004, ai ishte anëtar dhe nënkryetar i Këshilli Gjyqësor Shtetëror. Që nga viti 2005, ka qenë kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ai është një ligjërues dhe moderator në seminare dhe simpoziume të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare. Që nga 1994, ai drejton kurse praktike për studentët në Fakultetin Juridik në Zagreb në kuadër të Kryesisë për Ligjin Civil, Ligji i Procedurës Civile dhe Ligji i Familjes.
Hrvatin është autor i artikujve në fusha e procedurës civile, përmbarimi dhe e drejta e pronësisë. Në qershor të vitit 2014 ai u zgjodh nënkryetar i Rrjetit të Presidentëve të Gjykatave Supreme të Gjykatave të BE.
Një njeri që s’fal askënd, madje as ish kryeministrin Ivo Sanader, të cilin jo vetëm e kishte mik, por dhe ia njihte rëndësinë për marrjen e statusit të vendit kandidat pas ikjes së Tuxhman, si dhe hapjen e negociatave të Kroacisë me BE. Por vetëm për një përfitim të vogël prej mijëra dollarë nga buxheti i shtetit për partinë që përfaqësonte, Branko Hrvatin e dërgoi kryeministrin e vendit të tij në burg. Duke shënuar një precedent ballkanik të padëgjuar, por që është përshëndetur gjërësisht. Menjëherë pas këtij arrestimi, Kroacia pranohet anëtare me të drejta të plota në BE. Ndërkohë që pikërisht një kryegjyqtar i tillë është zgjedhur nga SHBA dhe BE për të përzgjedhur gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dhe bashkë me ta më pas të përgatitë “letrat” për dërgimin e “peshqve të mëdhenj” prapa dyerve të burgut. Mësohet se Hrvatin ka mbledhur gjithë gjyqtarët shqiptarë të cilët ka trajnuar vetë në Shqipëri dhe në Kroaci veçanërisht dhe pritet që ata të jenë dhe bërthama e gjyqtarëve që do të marrë në dorë dosjet e politikanëve të lartë.
Ish kryeministrat Berisha dhe Meta, ky i fundit aktualisht President i Republikës po e ndjejnë ngushtimin e lakut dhe presionin e Vettingut, ku miliardat e tyre të përfituar përmes abuzimit me pushtetin, krimeve dhe trafiqeve janë një element bazë për hetimin, gjykimin dhe dërgimin e tyre në qeli. Mësohet se gjyqtarët dhe prokurorët e trajnuar nga krygjyqtari kroat që dërgoi në burg ish kryeministrin e tij, po “stërviten” me dosjen e “21 janarit”, “Gërdecit”, “Rrugës së Kombit” e Berishës dhe videon e bllokun e Metës, dosjen e Klemend Balilit, rrëfimin e të penduarit para drejtësisë amerikane Almir Rrapi ish sekretar i Metës kur ishte ministër i Jashtëm e zv.kryministër. Por dhe dosjen me akuzat e deputetit për tentativë vrasjejeje me pagesë po të Metës. Njëherësh janë duke shqyrtuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Berishës, Metës, disa ish ministrave demokratë e socialistë por dhe ministrave aktualë, për të parë dhe vendosur për mënyrën se si i kanë bërë këto pasuri. Dhe SHBA e BE e kanë menduar qartë për të gjetur njerëzit që do të kalojnë në ‘sitë’ gjyqtarët e prokurorët shqiptarë përmes vettingut, por duket që i ka “peshkuar” ata pikërisht tek një organizëm që i njeh mirë shqiptarët. Kanë gjetur grupin e njerëzve që janë marrë me mafian shqiptare në Ballkan, por dhe në Bruksel dhe në Britani, ku dhe ka shkuar një pjesë e floririt shqiptar, jo ai i Ahmet Zogut për ai i vjedhur nga Ilir Meta në Krrabë. Prangat me sa duket janë gati./Pamfleti.com