Me praninë e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach janë inauguruar sot në Tiranë ambientet e reja të komitetit olimpik në Shqipëri.
Gjatë ceremonisë kanë marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Fidel Ylli dhe ministret Bora Muzhaqi dhe Evis Kushi.
Teksa vizituan ambientet e reja, ata u drejtuan për nga prerja e shiritit të ceremonisë.
Presidenti Bach pasi preu shiritin, nuk priti që gërshërën tia vendoste në tabaka vajzës së protokollit të ceremonisë, por ia dha atë ministres Muzhaqi.
Këtë lapsus nuk e bëri ministrja Kushi e cila priti derisa vajza e protokollit ti zgjaste tabakanë për të vendosur gërshërën.