Thursday, December 26, 2024
HomePolitikëShtyhet me 6 muaj mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

Shtyhet me 6 muaj mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

-

Mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore do të shtyhet me 6 muaj. Në mbledhjen e sotme anëtarët e maxhorancës dhe opozitës në komision kanë rënë dakord që t’i depozitojnë Kuvendit kërkesën për të shtyrë afatin deri në 10 mars 2023.

Shtyrja e afatit u propozua nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Ndërkaq, vendimi që u miratua në komision do të kalojë në seancën plenare të Kuvendit për vendim përfundimtar.

Komisioni për Reformën Zgjedhore nisi punën në qershor të këtij viti dhe drejtohet nga Damian Gjiknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD. Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë nga PS, gjashtë nga PD dhe tre nga partitë aleate në opozitë. Qëllimi është që të arrihet konsensus mes palëve politike për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts