Protesta e parë e Partise së Lirisë do të mbahet më 13 shtator, ora 18:00, “në incineratorin e Tiranës, “kryevepren” e korrupsionit të Qeverisë” tha Meta duke ftuar qytetarët ti bashkohen kësaj proteste.
A i ka bërë ftesë Berishës?
Ilir Meta: Kjo është protesta e qytetarëve dhe janë të gjithë të mirëpritur. Por janë të mirëpritur qytetarët të cilëve u vidhen paratë.
Pse tek incineratori i Tiranës?
Ilir Meta: Pse aferën e incineratorit të Tiranës kush e ka bërë? Aferën e incineratorit të Tiranës e ka bërë Edi Rama. Të gjithë aferat ai i ka bërë. Edhe malin e plehrave në Shijak ia kanë çuar qytetarët dhe atij dhe duhej të kishte paditur sot kryelindasin. Në çdo aferë është Edi Rama pasi garanton pandëshkueshmërinë për të gjithë rilindasit më të vegjël si puna e tij që i trajton si matrioshka.Të gjithë gënjeshtarë, mashtrues, falsifikatorë, kudo është ai. E ka dorën e gjatë shumë”
Meta doli sot në një konferencë për median ku denoncoi ndotjen ambientale në Shijak.