Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së Gjeneralin Daniel R. Hokanson në takimin që u mbajt në presidencë. Zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, bashkëpunimi i mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike janë diskutuar mes tyre. Gjenerali Daniel R. Hokanson, ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.
Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilët prej dekadash kanë ndihmuar në modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti Begaj diskutoi së bashku me gjeneralin Hokanson edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike.
Së bashku me Gjeneralin Hokanson, Presidenti Begaj foli edhe për zhvillimet në rajon, ku u ndal në veçanti te zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.