Thursday, December 26, 2024
HomePolitikëSamiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e-Albania si rast suksesi në rajon

Samiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e-Albania si rast suksesi në rajon

-

 

Portali qeveritar shqiptar e-Albania, proceset transformues të shërbimeve publike në Shqipëri, janë vlerësuar në Samin Digjital të Ballkanit Perëndimor, si një prej rasteve të suksesit, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria u cilësua se gjatë viteve të fundit ka ecur me shpejtësinë e një startup-i në zhvillimin e infrastrukturave, zgjidhjeve inovative dhe ofrimin e produkteve konkrete.

Në Samit, i cili u zhvillua në Sarajevë të Bosnje-Hercegovincës, (në datat 4-5 tetor), ishin të pranishëm përfaqësues të lartë europianë, rajonalë dhe ekspertë nga 6 vende të rajonit, mes të cilëve edhe Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit e-Gov, pranë AKSHI-t si edhe Drejtoresha e portalit e- Albania.

“Çelësi i suksesit për këtë progres, veç dëshirës së mirë, ishte vizioni i qartë i Kryeministrit Edi Rama dhe prioriteti i vendosur nga qeveria për këtë drejtim. Procese si, qendërzimi i zhvillimeve të e-Qeverisjes tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, zhvillimi i qeverisjes elektronike ishin me mjaft rëndësi, pasi u mundësuan procese të unifikuara, u krijuan standarde të reja, të cilat sollën ulje kostosh”, u shpreh Romina Kostani, Drejtoresha e Inovacionit dhe Promovimit e-Gov, pranë AKSHI-t.

E pranishme në panelet e diskutimit, Nevila Repishti, Drejtoresha e portalit e- Albania, prezantoi se “Suksesi i e-Albania qëndron te Platforma Qeveritare e Ndërveprimit, në të cilën sot ndërveprojnë 60 sisteme të institucioneve publike shqiptare, për të ofruar shërbimet për qytetarët dhe bizneset. e-Albania tashmë siguron 95% të shërbimeve vetëm online dhe ofron mundësinë e gjenerimit të dokumenteve me vulë dhe nënshkrim elektronik për qytetarë dhe biznese. Janë 1231 shërbime elektronike, që kanë lehtësuar ndjeshëm jetën e rreth 3 milionë përdoruesve. Përllogaritet se janë reduktuar 1 mijë vite pritje në radhë dhe pothuajse 10 milionë euro, prej eleminimit të tarifave të disa dokumenteve në letër, të cilat tani ofrohen pa pagesë. Kosto të tjera janë zeruar edhe nga gjenerimi i dokumenteve elektronike të vlefshme ligjërisht, pasi procedura që dikur zgjateshin për ditë të tëra, sot kryhen brenda një minute”, u shpreh Repishti.

Gjatë Samitit, u prezantua fokusi aktual i Shqipërise tek edukimi digjital dhe aftësimi teknologjik i të rinjve; planet për shtrirjen e smartlabeve në të gjithë vendin, veç 100 të tillave që janë deri më tani, si dhe zgjerimin e qendrave rinore. “Po investojmë për kontigjentin e profesionistëve në teknologji, për të vijuar procesin e transformimit digjital në Shqipëri. Aktualisht qeveria shqiptare po subvencionon të rinjtë për kurse në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, pa lënë pas dore mundësimin e aftësive, bazë, digjitale për popullsinë e gjerë, përmes Qëndrave Rinore Kreative”, u shpreh Kostani.

Përqafimi i Inteligjencës Artificiale është një tjetër risi që Shqipëria po zbaton së fundmi, pasi përmes saj aktualisht po punohet për asistentin virtual, një zgjidhje e dobishme për t’iu përgjigjur në kohë të shpejtë çdo përdoruesi lidhur me shërbimet elektronike të portalit e-Albania dhe gjithçka tjetër ofrohet nëpërmjet tij. “Bashkë me zhvillimin, – theksoi Kostani, – ne jemi të fokusuar edhe në investimet e duhura për mbrojtjen ndaj rrezikut kibernetik. Pranë AKSHI-t, funksionon në mënyrë të pandërprerë Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë Kibernetike, e cila me teknologjinë më të fundit, përfshirë dhe integrimin e inteligjencës artificiale, ruan në kohë reale hapësirën digjitale.” Qëllimi i samiteve digjitale rajonale është shtrirja e bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor në fushën e digjitalizimit dhe krijimi një komuniteti digjital, që do t’i ndijmojë vendet tona për integrimin në Bashkimin Europian.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts