Saturday, December 28, 2024
HomeAktualitetMinistrja Spiropali në Washington, takim me përfaqësues të partneritetit për qeverisjen e...

Ministrja Spiropali në Washington, takim me përfaqësues të partneritetit për qeverisjen e hapur

-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndodhet për një vizitë zyrtare në Washington. Ajo u prit në një takim nga përfaqësues të “Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” (OGP), Alonso Cerdan dhe Denisse Miranda. Shqipëria është një nga 77 vendet me angazhim shumëplanësh në OGP.

“Transparenca dhe llogaridhënia, revolucioni digjital në shërbime, lufta kundër korrupsionit, menaxhimi i financave, publikimi i të dhënave qeveritare & konsultimet publike, Parlamenti i Hapur, janë vetëm disa nga elementet e strategjisë tonë Kombëtare për Qeverisje të Hapur 2023-2025”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, Komiteti Shumëpalësh mbi Partneritetin siguron strukturë për komunikim të rregullt, shumëpalësh midis qeverisë dhe aktorëve kryesorë të shoqërisë civile, duke mundësuar transparencë, përgjegjshmëri, forma inovatore për një politikbërje më gjithëpërfshirëse.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts