Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me eurokomisionerin Oliver Varhelyi në Bruksel.
Kreu i qeverisë do të bisedojë me komisionerin për zgjerimin në lidhje me progres-raportin për Shqipërinë.
Ky raport pritet që të publikohet më 7 Nëntor.
Në Dhjetor Shqipëria pret vendimin e Këshillit Europian për nisjen zyrtare të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.