Christain Panucci, trajneri i kombëtares në intervistrën e zhvilluar sot para ndeshjes me Italinë tregoj për emocionet që do ti dhurojë kjo sfidë që sipas tij është shumë e veçantë. Italiani ndër të tjera shtoi se është krenar që është trajneri i Shqipërisë dhe ndaj Italisë do të luajë me të njëjtin formacion si ndaj Spanjës.
“Për sa i përket ndeshjes. Jam italian dhe jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Do isha i lumtur në qoftë se djemtë do ja dilnin dhe të kishin një sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë. Jam i bindur që nesër do bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë.”
Dëmtimet dhe pezullimet
“Me Spanjën mungoi, Mavraj, Abrashi, Kukeli, Roshi, Cikalleshi, Strakosha, Agolli. 7 dëmtime sigurisht që influencojnë tek ne pasi janë lojtarë me rëndësi. Dua të them që bëmë një ndeshje të mirë.”
Si do të luajë nesër Shqipëria
“Si ishte Shqipëria me Spanjën? Kur luajtëm me Spanjën në Shqipëri, sa herë goditëm portën? Sa herë qëlloi në portën e Spanjës? E di cila është skuadra që ka qëlluar më shumë në portën e Spanjës. 14 raste dhe 4 goditje në kuadrat. Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë? 0. Kjo është përgjigja.”
Mundësitë që ka Kombëtarja
“Mendoj se skuadra mund të bëjë shumë më tepër. Lojtarët nuk duhet të kënaqen me pak, por të kërkojnë më shumë. Të luash me Spanjën është diçka krejtësisht e veçante. Flasim për skuadrën që është favorite për Botërorin. Spanja të detyron të qëndrosh mbrapa. Jam shumë i gëzuar si luajtëm, sidomos gjatë pjesës së dytë. Duhet të heqim nga mendja alibitë. Kjo skuadër mund të japë më tepër.”
Formacioni ndaj Italisë
“Zgjedhja e formacionit ndaj Spanjës i kishte brenda të gjitha vlerësimet. Kini një parasysh që ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë të fitohej. Bëra zgjedhjet duke menduar për të dyja ndeshjet. Në qoftë se luante Sadiku dhe pësonte një dëmtim, unë nuk kisha më sulmues. Në qoftë së luante Agolli dy ndeshje kur vjen nga një dëmtimi afatgjatë, nuk mund t’ia dalë. Sepse është plak!”