Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka thënë se janë pezulluar punimet në zonën e Butrintit. Kumbaro në një deklaratë për mediat nga Butrinti tha se nuk është takuar me përfaqësues të firmës për të diksutuar për kontratën.
Ajo tha gjithashtu se qeveria ka bërë investime të rëndësishme në park duke filluar nga biletaria deri tek inventarizimi.
“Ka pasur subjekte të rëndësishëm që nuk kanë qenë të inventarizuara”, tha më tej ministrja Kumbaro.