Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetShkaterrimi i repartit ushtarak te Rrenxit

Shkaterrimi i repartit ushtarak te Rrenxit

-

Këto pamje të dhjetorit 2010, janë edhe të fundit të filmuara në repartin ushtarak të Rrencit në Vau Dejës, kohë kur familjet e përmbytura nga vërshimi i ujrave u strehuan aty. Por sot gjendja në këtë zonë ka ndryshuar plotësisht dhe i ngjan një vendi të dalë nga lufta.

Shkatërrim kudo, është kjo gjendja që ka sot ish reparti ushtarak që dikur depertohej vetem me lejë të veçantë, pasi ruhej nga forcat e ushtrisë. Që në hyrje në mure shkruhet pronë private, ndërsa porta e hekurt është zevendësuar nga disa shkurre. Në brendësi godina kryesore qëndron në këmbë, ndërsa të tjerat përreth saj janë shkatërruar plotësisht.

Ministria e mbrojtjes e ka lënë në mëshirë të fatit këtë repart ushtarak, që dikur klasifikohej si më i rëndësishmi në veri të vendit pas ish divizionit. Në letrat e pak viteve më parë që ky dikaster bën publike, mes morisë së ish objekteve ushtarake të privatizuara, ai i Rrenxit nuk figuron askund. Prandaj me të drejtë lind pyetja se si mund të lejohet agravimi i gjendjes deri në këtë pikë, kur ky institucion ushtarak ishte i fundit që i rezistoi shkatërrimeve masive të 1997-es. Shteti shqiptar madje për ironi të fatit këtë repart e përdori në një prej periudhave të vështira që Shkodra kaloi me përmbytjet, duke treguar se ai ishte i domosdoshem për shërbime të ngjashme, prandaj ky shkatërrim nuk gjen asnjë justifikim. Atë që së bëri lufta, me këtë rapart e bëri koha e paqes në Shqipëri.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts