Saturday, April 27, 2024
Home Uncategorized Përmbytjet, Vasili: Rama i papërgjegjshëm i bëri paratë rrush e kumbulla me...

Përmbytjet, Vasili: Rama i papërgjegjshëm i bëri paratë rrush e kumbulla me palma

0
818

Për kryetarin e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili fajin për përmbytjet e ka kryeministri Rama. Sipas Vasilit kryeministri është i papërgjegjshë dhe se nuk ka bërë asnjë investim për kanalet kulluese, për hidrovoret apo për argjinaturat dhe digat.

Në një statuas në rrjetet sociale, Vasili thotë se Rama është përgjegjës për këtë situatë, pasi paratë i investoi për palma në autostradë.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kryeministër i lodhur, qe broçkullit pa u lodhur.

Situata shumë e rëndë e përmbytjeve kërkon zgjidhje të menjëhershme.
Kryeministri i lodhur këput broçkulla dhe humor pa u lodhur, por zgjidhje nuk jep.
Ky shkollëpak nuk ka faj, se fajin sipas tij e ka Zogu, Enveri, Saliu, Fatosi…E gjithë bota ka faj.
Ky s’ka as faj, as përgjegjësi, as detyrim që të zgjidhë problemet.
Ky është specializuar për t’u qurravitur pas të tjerëve, sepse vetë as nuk di e as nuk do që të zgjidhë gjë prej gjëje.
Përgjegjës është vetëm ai që i bëri rrush e kumbulla paratë, me palma e pisha në autostradë, me fasada, me mender rilindje urbane, me ekspozita pikture etj. etj. shpërdorime të pacipa.
Ky i papërgjegjshëm nuk dha para as për kanale kulluese, as për hidrovorë, as për argjinatura, as për diga, ndaj fajin e ka vetëm ai dhe askush tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here