Pas drekes e dites se Shtune,drejtori i komanduar i Policise se Shtetit,Rebani Jaupi, ka mberritur ne Shkoder lidhur me ngjarjen qe ndodhi sot ne Shkoder ne oret e paradrekes,ku pas nje shperthimi me tritol mbeten te plagosur 7 persona. Jaupi ka shkuar ne drejtorine e Policise se Qarkut te Shkodres ku eshte takuar me drejtorin Gjovalin Loka dhe me oficiere te tjere te policise te cileve u ka kerkuar angazhim maksimal per zbulimin e autorit te vendosjes se tritolit.