Friday, December 27, 2024
HomeAktualitet270 milion lek per masat anti - permbytje

270 milion lek per masat anti – permbytje

-

270 milion lekë të vjetra janë akorduar nga qeveria shqiptare dhe ministria e Bujqësisë për ndërhyrjet emergjente që po bëhen në disa zona të Shkodres, sa i përket masave antipërmbytje. Vetëm në lumin Kir janë ndërtuar 410 meter/linear argjinaturë, ku krijohet kështu mbrojtja e nevojshme për të frenuar gërryerjet e këtij lumi. Prefekti Paulin Radovani dhe drejtori i bordit të kullimit inspektuan nga afër përfundimin e një prej argjinaturave që shmang gërryerjet e tokës, që rrezikonin rrethinat dhe qytetin e Shkodres.

 

Por Radovani është kritik me menyrën se si po e menaxhon territorin bashkia e Shkodres, duke shenjestruar këtë të fundit për situatën e krijuar në shumë zona me mbetjet. Një prej tyre është vetë shtrati i lumit Kir, i kthyer në vend-depozitim mbeturinash, e që agravon edhe më shumë gjendjen në këtë zonë.

Sinkron … Paulin Radovani, prefekt i Shkodres

Radovani i kujton bashkisë se qytetarët duan të shohin frytet konkrete të punës së saj.

Sinkron … Paulin Radovani, prefekt i Shkodres

Vitet e fundit ndërhyrjet e kryera në disa zona të nënshkodres, pranë lumit Kir dhe tek Ura e Spatharit janë bërë në faze emergjence, por pritet që me dorëzimin e projekteve të plota të miratohet fondi për zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts