Akuza për korrupsionin aktiv ka çuar në pranga dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim nga ana e policisë së Shkodres. Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim me qëllim vënien para përgjegjësisë penale, beri të mundur ndalimin e Jurgen Haberi, 20 vjec, banues në Lezhë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në kuadër të operacionit “The Bill”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të korrupsionit, e ka shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më datë 20 nentor 2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj përsonave që ushtrojnë funksione publike. Gjithashtu u ndalua shtetasi Mark Lika, 31 vjec, banues në Pukë. Ky shtetas, u arrestua nga shërbimet e policisë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër më datë 15.10.2015, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialetproceduriale ne ngarkim te tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.