Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetDhurim gjaku per festat e fundvitit

Dhurim gjaku per festat e fundvitit

-

Kanë zgjedhur që në vend të pakove me dhurata, të dhurojnë jetë. Të rinjtë e të rejat e qytetit të Shkodres, por edhe qytetarët e ndryshëm zgjodhën t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së shoqërisë civile për dhurim gjaku, i cili do të shkojë për fëmijët talasemikë. Apeli i të rinjve është që të gjithë të bëhen pjesë e kësaj nisme, pasi të dhurosh gjak është një akt sublim, aq më shumë kur ai do të shkojë për qeniet më të pafajshme.

 

Koordinatorja e kryqit të kuq Vera Gjinaj thotë se dhurimet këtë vit kanë shkuar në 320 qytetarë, por sërish nevojat janë më të mëdha dhe ato plotësohen nga familjarët.

 

Dhurimi u shoqërua me analizat e gjakut komplet falas që kanë një kosto prej 170 mijë lekesh. Një nismë vullnetare që sensibilizon shoqërinë edhe në festat e fundvitit që të krijojë në kulturen e saj një hapesirë konstante për dhurimin e gjakut për ata që kanë nevojë si: talasemikët, të aksidentuarit, të operuarit, të moshuarit etj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts