Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetMinistri i Transporteve Sokol Dervishaj inspekton aksin Shkoder-Puke-Qafe Mali

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj inspekton aksin Shkoder-Puke-Qafe Mali

-

Gjendja e krijuar nga dëbora e rene dhe ngricat e diteve te fundit u inspektua edhe nga Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut te Shkodrës, Paulin Radovani dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor  Shqiptar, Dashamir Gjika. Ne qytetin e Pukës, ku trashësia e dëborës arrin mbi 50 centimetra dhe temperatura -13 grade, u zhvillua një takim me drejtuesit e pushtetit lokal. Me pas ata vazhduan drejte Fushe Arrezit për t’u ndalur ne Bicaj, ku u takuan me deputetin Pjerin Ndreu, drejtuesit e bashkisë , punonjësit e mirëmbajtjes se rrugës e te OSHE-se, ne gatishmëri për gjendjen e krijuar. Dhe serish inspektimi vazhdoi për ne Qafen e Malit, aty ku ndajnë akset rrugore për ne Kukës dhe Fierze, edhe këto tashme te hapura. Trashësia e Dëborës këtu arrin mbi 1 metër ndërsa temperatura – 20 grade ! Pas këtij inspektimi ne gjatësinë e rrugës mbi 100 kilometra, Ministri Dervishaj deklaroi se situata eshte e veshtire por ministria qe ai drejton eshte ne terren per t’a përballuar sa me mire kete situate.  Ndërsa duke u ndalur tek problemet qe janë ngritur nga drejtuesit vendor, lidhur me disa firma qe kane kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve, Dervishaj tha se do te analizohet i gjithë aktiviteti i tyre:

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, ka siguruar se fadromat dhe borëpastrueset qe janë aktualisht ne terren, do te vazhdojnë te qëndrojnë ne ketë zone, pavarësisht përmirësimit te motit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts