11 bashki që janë pjesë e zonës së zhvillimit rajonal 1 janë thirrur në takimet informuese mbi skemën pilote rajonale të granteve. Një aspekt i rëndësishëm i reformës për zhvillimin rajonal në vendin tonëm është ngritja e kapaciteteve të institucioneve në përdorimin efikas dhe strategjik të fondeve. Shuma e granteve shkon nga 24 mijë e 60 mijë euro dhe janë në dispozicion për propozimet e projekteve nga bashkitë në zona specifike si: për përmirësimin e shërbimit arsimor, sportit, turizmit, infrastruktura kulturore, shërbimet sociale, lehtësira e transportit etj.
I pyetur se si ndyrshon çasja me hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi fondet e huaja rriten, Heller tregohet i kujdesshëm në përgjigje.
Skema pilote e granteve ka një fond të përgjithshëm prej 822 mijë eurove dhe do të ndahet në katër zona. Projektet synojnë gjithashtu përmirësimin e kushteve socio – ekonomike të komuniteteve lokale, duke adresuar zgjidhjet për investime të shkallës së vogël, për të ofruar cilësi jetese në komunitet. Programi financohet nga agjensia Zvicerane dhe ajo Austriake për zhvillim.