Wednesday, January 15, 2025
HomeAktualitetRreshqitjet ne rrugen e Shirokes

Rreshqitjet ne rrugen e Shirokes

-

 

Mjaftojnë pak rreshje shiu dhe rruga në drejtim të pikës turistike të Shirokës, mbushet nga mbetjet inerte.

Shkak bëhen rreshqitjet e dheut dhe gurëve nga mali, duke ndikuar kështu drejtëpërdrejtë në sigurinë rrugore, pasi një pakujdesi e vogël e drejtuesve të mjeteve mund të rezultojë fatale. Gjithashtu situata e krijuar, e që ndodh sa herë ka rreshje po bëhet shkaktare e dëmtimit të rruges së re, e cila ka vetëm pak vite që ka përfunduar, vlera e së cilës ka kapur miliona lekë. Projekti nuk ka parashikuar bordura anësore dhe rrjeta mbrojtëse, ndërsa sistemi i kullimit të rrugës në raste të caktuara paraqet probleme. Pushteti vendor që ka në varësi këtë rrugë prej orësh të tëra që rrëshqitjet janë prezente në këtë segment rrugor, nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e tyre. Këtë fundjavë që Shirokë – Zogaj janë dy pikat turistike më të frekuentuara, janë lënë të braktisura dhe mbetet vetëm në dorën e drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm në lëvizje, pasi një pakujdesi mund të kushtojë. Investime të tilla në zona që kanë problematikën e rrëshqitjeve nga mali parashikon me mbrojtje anësore, por në rastin konkret studimi gjysmak po kthehet në shkatërruesin e këtij investimi të rëndësishëm për këtë zonë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts