“Shqipëria pa armë” mbërriti edhe në Shkoder. Nisma e ministrisë së brendshme u organizua në njësinë administrative të Dajçit, aty ku në tetorin e 2016-es dy persona mbeten të vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën pas një konflikti të çastit. Ceremonia e organizuar me mbështetjen e famullisë Dajç mblodhi përveç drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, kreret e 3 komuniteteve fetare si dhe ministrin Tahiri. Ai kërkoi që kjo nisëm të mos mbesë vetëm e qeverisë, por të përfshijë të gjithë shoqërinë, pasi kemi humbur shumë nga e shkuara e kërcënuar prej këtyre armëve që morën ndër vite mijera jetë njerëzish.
Kreu i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare imzot Angelo Massafra bëri thirrje që tq dorëzohen armët, por nga ana tjetër tha se ende ka frikë tek qytetarët pasi nuk ndihen të mbrojtur nga dora e shtetit. Ai kërkoi që shteti të jetë më i fortë, e të kenë mbrojtje të veçantë ato që ndërmarrin këtë nisëm.
E veçantë ishte prania e babait të njerit prej të rinjve të vrarë në tetor në këtë zonë. Ai u takua nga ministri Tahiri i cili e përgëzoi per mesazhin që përcjell prania e tij në nismën “Shqipëria pa armë”.