Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetBushati: Avancojnë projektet me Malin e Zi.

Bushati: Avancojnë projektet me Malin e Zi.

-

“Rruga e Kelmendit dhe shtimi i vendkalimeve kufitare”

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Malin e Zi do te avancojnë akoma me shume. Ministri i Punëve te Jashtme, Ditmir Bushati, tha se ne po bisedojmë me autoritetet malazeze për një projekt qe nuk synon thjeshte modernizimin e vendkalimeve kufitare ekzistuese, por edhe shtimin e tyre. Bushati komentoi rreth kësaj çështje ne Shkodër, ne përgjigje te pyetjes se gazetareve për mundësitë qe krijon rruga e Kelmendit, e cila  shkurton ndjeshëm edhe lidhjen e Gucisë e Plavës me Shkodrën dhe Podgoricën.

Rruga Shkodër – Vermosh është e gjate 105 kilometër, zgjerimi dhe asfaltimi i te cilës përfundoi ne muajin nëntor te vitit te kaluar. Përveç mundësive te mëdha qe i krijon krahinës se Kelmendit ne zhvillimin e turizmit, ajo shërben edhe për trevat shqiptare përtej kufirit, Gucinë dhe Plavën, qe te mund te komunikojnë brenda 2 ore e gjysme me Shkodrën dhe Podgoricën, nga 5 – 6 ore qe është dashur te udhëtonin me pare. Është kjo arsyeja qe shqiptaret ne hapësirën e Bjeshkëve te Nemuna e kane quajtur ketë aks rruga nr.2 e kombit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts