Tregu i Milotit në rrethin e Kurbinit nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar ndërsa qindra konsumatorë cdo fundjave i drejtohen këtij tregu për të blerë produkte të ndryshme. Tregtarë dhe konsumatorë i bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse,për të përmirësuar kushtet,për të ngritur tezga, siguruar ujin etj.
I kontaktuar nga Tv1 channel, Zedhënësi i Ministrisë së Bujqësisë Granit Sokolaj tha se përgjegjësia për këtë treg i përket Bashkisë Kurbin. Ai deklaroi se ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka dërguar disa herë shkresa zyrtare për të marrë masa pushtetit vendor, duke ia faturuar gjendjen aktuale bashkisë. Për qindra familje, ky treg siguron të ardhura minimale, ndaj përmirësimi i kushteve mbetet detyrim ligjor.