Ka hedhur betonin pa një projekt konkret dhe e gjendur përballë pezullimit të punimeve nga IKMT, pasi ndërtimi i nisur dispononte leje të pjesshme, Voltana Ademi tani kujtohet të rishohë qendrën e informacionit turistik. E pyetur nga tv1 channel për pezullimin e punës, kryetarja e bashkisë thotë se do të rishihet mundësia e akomodimit më mire të saj, por se çfarë nënkupton me këtë shprehje, pak kush di të thotë.
Edhe për zvarritjen e punimeve në 13 rrugicat e qytetit, ku puna kryhet në kushte të papërshtatshme atmosferike, ndryshe nga ekspertët Ademi shprehet se cilësia nuk vihet në pikëpyetje.
Kontrasti i krijuar me investimet në Shkoder dhe pakënaqësitë e krijuara në komunitet janë të larta, por ana e saj administrata lokale është e vetëkanaqur me atë cfarë ka arritur.