Dimri i ashpër dhe me stuhi të forta, duket se ka lënë ende pasojat në Shëngjin. Rëra e sjellë ka mbuluar shetitoren kryesore dhe ka bllokuar nje pjese te bizneseve.
Te gjendur perballe kesaj situate dhe per ti paraprire sezonit turistik, bashkia Lezhe ka nisur nderhyrjet me ekskavatore per largimin e reres, ndersa paralelisht po kryhet sistemimi i gjelberimit.
Burime të bashkisë Lezhë, bëjnë me dije se zona e Shëngjinit do ketë të gjithë vemendjen e duhur sa i takon përmirësimit të kushteve, duke synuar që kjo pjesë e bukur e bregdetit Ardiatik, të jetë konkuruese dhe më me shumë kushte për të gjithë pushuesit.