Tuesday, April 30, 2024
HomeAktualitetTuzi komune e pavarur

Tuzi komune e pavarur

-

Në mbledhjen e qeverisë së Malit të Zi u aprovua Ligji për organizimin Territorial ku Komuna e Tuzit parashikohet te jetë komunë e plotë. Ky ligj do të shkojnë në parlament ku pritet edhe aprovimi nga ana e Kuvendit të Malit të Zi me të cilën Komuna e Tuzit do të behet komunë plotë e pavarur. Në njoftimin zyrtarë të Qeverisë së Malit të Zi thuhet:

“U miratua Projekt propozimi I ndryshimeve ligjore dhe plotësimet në Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, me të cilin parashihet që Tuzi të fitoj statusin e komunës së pavarur. Ky ligj do nis zbatimin e tij nga 1 shtatori I 2018-es.” Miratimi I projektligjit u bë në mbledhjen e qeverisë së Malit të Zi të datës 22 mars. Ndërsa nga ana tjetër ka reaguar edhe Kryetari I Komunës së Ulqinit, njëherësh edhe Kryetar I Partisë Forca e Re Demokratike përmes statusit në rrjetet sociale. Ai shprehet: ”Të dashur miq sot qeveria kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit. Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike. Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi.”

Shqiptarët e Tuzit ka mbi dy dekada që kërkojnë komunë të plotë të pavarur nga kryeqyteti Podgorica. Me ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi të miratuar në vitin 2007 Tuzi mori statusin e Komunës Urbane, status I cili ka hasur vazhdimisht në kundërshtimet e përfaqësuesve politik të shqiptarëve në Mal të Zi si dhe të shoqërisë civile. Tashmë Tuzi bëhët njësia administrative e dytë në Mal të Zi me shumicë Shqiptare pas Ulqinit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts