Ndryshe nga përgjegjesi i punimeve, kreu i bashkise Lezhe Fran Frrokaj ka hedhur poshtë deklarimin se shetitorja e Drinit është marrë në dorëzim nga institucioni që ai drejton. Pa u përfunduar e plotë sipas parametrave të kërkuar, bashkia nuk do ta kalojë në inventarin e saj shton Frrokaj, i cili thekson se projekti i bërë në nxitim e sipër sëbashku me punimet jo cilësore, kanë sjellë këtë shkatërrim të sajin.
Firmës në fjalë i është kërkuar të bëjë një rishikim të plotë të gjendjes dhe më pas ndërhyrje. Por pikëpyetja e madhe lind tek fondet, se kush do ti akordoje, pasi Frrokaj lë qartazi të kuptohet se bashkia nuk do të hedhe asnjë qindarkë. Investimi në bregun e lumit Drin në një gjatësi prej 2 kilometrash, ka kapur vlerën e 30 milion lekëve, por cilësia e dobët e punimeve ka sjellë shkatërrim në shumë pjesë të tij pa u inauguruar zyrtarisht.