Pak orë përpara konventës së lëvizjes rinore për Integrim në kryeqytet, rajoni nr 4 në Shkoder ka vendosur të festojë në një mbrëmje të veçantë me të rinjtë dhe të rejat, por edhe anëtarët e simpatizantët e kesaj force politike. Ky organim vjen si një motivim më shumë për rininë, por në të njëjtën kohë ndez motorrët e fushatës elektorale të 18 qershorit ku LSI vjen me “Një shans për të gjithë”. Të rinjtë kushin menduar në këtë mbrëmje që të mos mungonin as dedikimet e veçanta kushtuar kryetarit të kësaj force politike Ilir Meta dhe deputetit Agron Çela, i cili nuk ishte i pranishëm për shkak të një vizite pune jashtë Shqipërie. Festa u përshendet nga anëtari i kryesisë Dritan Ylli dhe koordinatori Gëzim Podgorica.
Më pas gjithçka i ka lënë vendin festës dhe argëtimit në shoqërinë e njeri – tjetrit, pasi LRI mbetet një nga forumet me aktive në Shkoder, por jo vetëm sa i përket organizimeve të veçanta festive, por edhe tematike.
Festa do të pasohet me konventën e LRI në Tiranë që shënon fillimin zyrtar të fushatës elektorale të 18 qershorit, ku në këtë forcë politike zëri i rinisë zë një vend të veçantë. Edhe nga qarku i Shkodres qindra të rinj e të reja me mbështetjen e deputetit Agron Çela do të jenë pjesë e këtij forumi të madh politik prej ku do të nisë rrugëtimi drejt zgjedhjeve me “Një shans për të gjithë”.