Sunday, December 4, 2022
HomeAktualitetPublikohen notat e provimit te gjuhes se huaj

Publikohen notat e provimit te gjuhes se huaj

-

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj me detyrim. 37.761 maturantë sipas numrit te tyre personal do te mund te kontrollojne ne internet noten qe ata kane marre. Në bazë të të dhënave zyrtare të AKP-së, rezulton se kalueshmëria në këtë provim është 98%, ndërsa mbetësit janë 755 maturantë. Zv/ ministrja Nora Malaj, rezultatet e larta të maturantëve në këtë provim, i cili këtë vit administrohet për herë të parë nga AKP, tregojnë se edhe në anglishten me zgjedhje do të dalin shumë mirë.“20% e maturantëve kanë marrë notën 10. Ndërsa pjesa tjetër, 60% e tyre kanë, njohuri mbi mesatare të gjuhës së huaj që kanë bërë në gjimnaz. Ky është një tregues shumë i mirë, që edhe në provimin e gjuhës angleze me zgjedhje do të dalin mirë”, theksoi Malaj. Nga Agjencia kombetare e provimeve behet e ditur se numri i maturantëve që janë vlerësuar shkëlqyeshëm, pra me notën 10, është i lartë, rreth 7500 maturantë. Po ashtu, pjesa tjetër e maturantëve kanë rezultatet mbi mesatare, pasi me notat 8-9 vlerësuar mbi 40% e totalit të maturantëve që kanë hyrë në provimin e gjuhës së huaj. Kurba tregon se pjesa dërrmuese e maturantëve kanë marrë mbi 30 pikë e lartë.Pra, cilësia është më e mirë, duke qenë se shumica e maturantëve kanë dhënë zgjidhjen e duhur të më shumë se gjysmës së testit, pasi totali i pikëve është 50 pikë. Që një maturant që të konsiderohej kalues, duhet të merrte 20% pikëve të testit, pra notën e përshkallëzuar 4.5, ose thënë ndryshe 10 pikë. Nota më e përhapur tek maturantët e këtij viti në provimin e gjuhës së huaj me detyrim është nota 8-9-, gjë e cila tregon se maturantët kanë njohuri te mira. Të premten e javës që vjen, në datë 24 qershor, maturantët do t’u nënshtrohen provimeve me zgjedhje. Ndërkohë që në datë 25 qershor ata do të marrin përgjigjet e provimit të dytë të detyruar, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts