Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetEkspozita kushtuar martireve te fese

Ekspozita kushtuar martireve te fese

-

2016-ta mund të përkufizohet si viti i Shqiptarëve me shenjtërimin e Nënë Terezes në shtator dhe menjehere me pas me lumturimin e 38 martirëve të fesë. Nisur nga keto dy ngjarje të shenuara Arqipeshvia Metropolitane Shkodër-Pult në bashkëpunim me Komisionin Dioqezian Drejtësi dhe Paqe kanë inicuar disa aktivitete. Në galerinë e Arteve Shkodër u çel ekspozita e 15 punimeve në pikturë të artistëve të ndryshem me temë “martirët e fesë”. Ipeshkvi Shkodrës imzot Angelo Massafra u shpreh se Hyji i Lartësoj këta martirë te cilet si Krishti në momentin e ekzekutimit kërkuan që të falen dhunuesit, shpifësit dhe ekzekutuesit e tyre….

Të vrarë dhe të ekzekutuar për urrejtje ndaj fesë, dhe sakrifica e tyre sublime për fe e atdhe, ishte nxitje e kësaj ekspzite ku të ftuar ishin artistë nga shqipëria dhe jashte saj.

Regjimi komunist i dha ketij vendi te vogel qindra martire që vuajten në tortura të tmerrshme e ç’njerezore. 15 piktor nga Shkodra e Tirana dhe 2 nga Polonia janë pjesë që komisioni ka përzgjedhur ne ekspozitën mbi kete temë. Fituesi do shpallet me 2 qershor.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts