Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetDeputeti Çela yftar per besimtaret e Kosmaçit

Deputeti Çela yftar per besimtaret e Kosmaçit

-

E kthyer në traditë prej vitesh, edhe këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, deputeti i lëvizjes socialiste për Integrim qarku Shkoder Agron Çela ne shenjë respekti dhe vlerësimi për çdo mysliman që ja kushton këtë muaj lutjeve dhe agjerimit, shtroi një iftar për banorët e Kosmaçit. I shoqëruar nga përfaqësues të LSI Shkoder, Çela u bë pjesë e sofrës së yftarit me besimtarët e kësaj zone të cilët këtë muaj të madhërueshëm plotësojnë një ndër shtyllat e besimit islam, atë të agjerimit. Ne nisje të iftarit, imami i Kosmaçit Bujar Haxhani falenderoi deputetin Çela për këtë sofër bujare të shtruar për keta besimtare.

Ne mbyllje te iftarit, ashtu sic është tradita islame, për sponsorizuesin e iftarit u bënë lutjet përkatese. Çdo vit për banorët e qarkut të Shkodres, deputeti LSI-se Agron Çela e ka kthyer në traditë shtrimin e iftareve, jo vetëm në njësitë vendore por edhe në natën e madhe të Kadrit në Grand Hotel Europa. Ramazani, muaji i agjerimit dhe sakrificës i bashkon myslimanët në lutje për të pritur më pas Fiter Bajramin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts