Tuesday, December 3, 2024
HomeKronikaAsgjesohen 11.810 bime kanabis

Asgjesohen 11.810 bime kanabis

-

Edhe për këtë vit Shkodra vijon të mbetet në krye të listës së zona kultivuese të bimëve narkotike. Vetëm gjatë 24 orëvre të fundit, janë asgjesuar 11 mijë e 810 bimë të dyshuara si kanabis sativa. Aksioni i policisë u përqëndrua në 3 fshatra, prej ku 10 mijë e 130 bimë u identifikuan në vendin e quajtur , fshati Kosmaç, Bashkia Vau Dejës. 1040 bimë, në vendin e quajtur dhe , fshati Mazrrek Shkodër, në zona të pyllëzuara me shkurre, me gjatësi 20-100 cm. 640 bimë, në vendin e quajtur , fshati Benë, Bashkia Vau Dejës. Edhe pse u morën provat materiale dhe bimët thuhet në njoftimin e policisë u asgjesuan, ende nuk është bërë e mundur identifikimi i poseduesve të këtyre parcelave. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” por pa asnjë autor të dyshuar. Edhe në rrethin e Pukës specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: Florian Pergjegjaj, 29 vjeç, banues në Durrës dhe Gjergj Pergjegjaj, 57 vjeç, banues në fshatin Dush ,Pukë me detyrë kryeplak. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Dush në vendin e quajtur , u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 311 bimë të dyshuara Cannabis – Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale; “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”. Por ajo që të çudit në të gjitha këto operacione të reklamuara me të madhe nga policia, është fakti se asnjëherë nuk arrihet tek autorët, apo aq më pak mbjellja e bimës të parandalohet në kohë. Në gjithë këto vitet e fundit uniformat blu janë kthyer në korrtare të bimëve narkotike, tërësisht paradoksale duke mos arritur të godasin në kohë fenomenin që po shtrihet vit pas viti në territoret e qarkut. Për ironi këto aksione nuk fotografohen apo filmohen, duke u mjaftuar me pak rreshta asgjesimi që në analizat vjetore rreshtohen si suksese, por deri më tani pas hekurave nuk ka patur asnjë kultivues të bimës narkotike. Mjafton të kujtojmë se edhe sot dosjet “Dukagjini 1 dhe 2” janë ende në dyert e drejtësisë pa autor vetëm me qindra rrënjë të asgjesuara.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts