Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetK. i Qarkut shtron yftar per myslimanet

K. i Qarkut shtron yftar per myslimanet

-

Kryetarja e këshillit të qarkut Shkoder Greta Bardeli ka qënë mikëpritësja e radhës e yftarit të Ramazanit shtruar për autoritetet lokale në kuadër të këtij muaji të shenjtë për besimtarët mysliman në mbarë botën. Duke falenderuar të pranishmit që ju bashkuan këtij yftari, Bardeli evidentoi traditën e bukur që ka Shkodra, e cila përjeton çdo festë në harmoni të plotë.

Në emër të komunitetit mysliman, falenderimet për këtë yftar i bëri myftiu i Malësisë së Madhe Edmir Smajlaj, i cili uroi agjerim të lehtë për cdo besimtar.

Shtrimi i yftareve është kthyer në traditë në vendin tonë duke i bashkuar besimtarët në agjerim dhe lutje, për të plotësuar kështu një nga shtyllat e besimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts